Gjendet pa shenja jete turisti bullgar i bllokuar në Majën e Jezercës

Një 32-vjeçar, turist nga Bullgaria është gjetur pa shenja jete në “Majën Jezercës”.

Dyshohej se ai kishte rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e ka humbur jetën.

“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Viktima bashkë edhe një bashkëkombas të tij, të marten kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.

“Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Go to TOP