Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Një person është gjetur pa shenja jete në Vërnicë të Vushtrrisë sot rreth orës 11:00.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

“Trupi i pajetë deri me tani  i paidentifikuar është  i gjinisë mashkullore i moshës së shtyrë”.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit.  Me urdhër prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Go to TOP