Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Policia ka nisur hetimet pasi një burrë është gjetur pa shenja jete dje paradite në Prishtinë.

Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në njoftim.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore. 

Go to TOP