Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Prizren

Një person i moshës 66-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës”, ka njoftuar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa rasti po vlerësohet si “hetim i vdekjes”.

Go to TOP