Gjendet një person i vdekur në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot paradite ka gjetur një person pa shenja jete në Klinë. Sipas policisë, dil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, ndërsa vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Pasi Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia është duke vazhduar hetimet për rastin.


Go to TOP