Kapet kokainë në vlerë 10 mijë euro, personi i dyshuar dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës njofton se sot ka ndaluar një veturë në Graçanicë, ku pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10 mijë euro.

Në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gramë pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro). Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar: 110 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon celular. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet nga Policia e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP