Gjendet i vdekur një burrë në parkun e Taukbashçes në Prishtinë

Policia ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur sot në parkun e lagjes “Taukbahçe” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borvoci tha për RTKlive se ngjarja ka ndodhur në mesditë.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e ‘Taukbashçes’ në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia dhe ekipi i mjekëve emergjentë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

“Policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, theksoi ai.

Go to TOP