Gjenden eshtra të njeriut në një pyll në Prishtinë

Eshtra të njeriut janë gjetur në brendi të pyllit në rrugën “Qëndresa”, në Prishtinë.

Rasti është raportuar në Polici nga dy dëshmitarë.

Sipas raportit 24 orësh Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshme.

“Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj  kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Go to TOP