Arrestohet një person në Skenderaj, ngacmoi seksualisht një femër

Policia e Kosovës në Skenderaj, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:20 në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.Policia e Kosovës në Skenderaj, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:20 në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Go to TOP