Gjatë verës jemi më të prirur ndaj hiperpigmentimit, si të parandaloni njollat e diellit
Përveç djegies nga dielli, hiperpigmentimi është një pasojë e zakonshme e ekspozimit të tepërt në diell. Nuk ka dyshim se djegiet janë të dhimbshme, por njollat ????që shfaqen në fytyrë janë më të vështira për t’u hequr, gjë që e bën hiperpigmentimin më të keq se djegiet.
Ndërsa i afrohemi verës dhe dielli bëhet më i fortë, është e rëndësishme që të mbroheni sa më shumë të jetë e mundur. Përveç kremit mbrojtës, mundohuni që ta mbani lëkurën të hidratuar dhe të ushqyer me lëndë ushqyese. Pini shumë lëngje dhe hani ushqime të pasura me antioksidantë dhe vitamina.
Përfshini preparatet që parandalojnë shfaqjen e hiperpigmentimit në kujdesin e përditshëm dhe gjithashtu përdorni kremra që përmbajnë aloe vera dhe vaj kokosi. Nëse ndodh, nuk ka nevojë për panik, sepse është një gjendje plotësisht e shërueshme.
Ka trajtime të ndryshme, por edhe preparate që mund t’i përgatisni vetë, në shtëpi, por për përdorimin e të cilave do t’ju duhet durim, sepse funksionojnë gradualisht.
Patatet përmbajnë vitaminë B, e cila ushqen lëkurën dhe nikotinamide, që njihet për vetitë e saj zbardhuese. Prandaj janë një zgjedhje e mirë për largimin e njollave të errëta nga fytyra. Thjesht copëtojeni dhe vendosini në lëkurë për 10 minuta.
Shtrydhni disa thelbinj hudhër dhe përzieni me mjaltë. Mjalti ndihmon për të ushqyer lëkurën me vitaminë B dhe për të neutralizuar aromën e pakëndshme të hudhrës.
Domatja është e pasur me vitamina A dhe C, si dhe me likopen jashtëzakonisht të dobishëm. Kjo perime mbron lëkurën nga ndikimet negative të jashtme, por gjithashtu largon njollat ??e errëta. Përzieni lëngun e domates me tre lugë kos dhe përdoreni dy herë në javë.
