Shiste kokainë me copa, kapet 32 vjeçari nga policia

Një 32 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi është kapur me kokainë.

Sipas raportimeve, shqiptari është pikasur nga rojet bregdetare greke të cilat prej ditësh kishin informacion se posedonte një sasi të caktuar droge.

Pasi kanë shfrytëzuar të gjitha informacionet në prani të Prokurorit, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, shkruajnë mediat greke. 

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan 38 pako kokainë, me peshë totale rreth 17 gram. Sipas policisë greke, shqiptari e kishte fshehur kokainën në një arush pelushi në mënyrë që në rast kontrolli nga autoritetet të mos zbulohej lehtë.

Go to TOP