Gili dhe Sabri Fejzullahu sjellin këngën e re “Bon be”

Dyshja e njohur e skenës shqiptare, Gili dhe Sabri Fejzullahu, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të quajtur “Bon be”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Ilir Berani, kurse për orkestrimin u përkujdes Ardian Kastrati.

Foto: Screenshot/YouTube

Klipi i tyre u xhirua në një nga resortet luksoze në Gjilan, gjersa Gili mori vëmendje me paraqitjen interesante.

Videoja iu besua produksionit të njohur, Bug Production.

Foto: Screenshot/YouTube

Menjëherë pas lansimit në YouTube, reagimet kanë qenë të shumta e kryesisht pozitive.

Të njëjtit janë mjaft të angazhuar edhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

Go to TOP