Del videoja, ja si shiten gratë e virgjëra në Shqipëri deri 5500 euro
Një video skandaloze ku flitet për shitjen e grave shqiptare të virgjëra, e ka shpërndarë Skenderbeg Klaiqi në rrjetin e tij social Facebook.
Klaiqi ka denoncuar këtë rast ku edhe ka shpjeguar se çka flitet saktë në këtë video, për të gjithë ata që sipas tij nuk e kuptojnë serbokroatishten.
Në këtë video, trend sipas tij në rritje gratë shqiptare paraqiten si të besueshme dhe të kujdesshme për familjen, teksa blerja tyre varion nga 2500 deri 5500 euro.
Postimi i plotë:
Për ata që nuk e kuptojnë serbokroatishten!
Videoja tregon për blerjen e grave të virgjera, nga Shqipëria dhe bënë thirrje për ata që nuk kan fat në dashuri, të paraqiten per blerjen e tyre nga 2500 deri 5500 Euro. Ky trend rritet nga viti në vit, madje, grat shqiptare lavdohen se, janë të besueshme, din të përgatisin, të kujdesen për ju dhe mbar familjen!
Shqiptar mos rri po duku!
Turpi i botës! Në cilin shekull po jetojmë, ku janë të drejtat e grave, ku janë të drejtat e njeriut!
