Gërvalla: Vrasja e Latif Berishës, strategji për të goditur shtyllën e dijes
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në 27 vjetorin e vrasjes së profesorit, Latif Berisha, ka thënë se shtëpia e tij po shndërrohet në shtëpi muze.
Gërvalla thotë se, vrasja e tij ishte pjesë e një strategjie të qartë për të shkatërruar kokat intelektuale të vendit, për të goditur shtyllën e dijes dhe për të penguar rindërtimin e Kosovës së lirë dhe të arsimuar.
“Më 24 mars 1999, ndërsa bota po kthente sytë nga Kosova dhe avionët e NATO-s nisnin bombardimet kundër regjimit gjenocidal serb, në terren vazhdonte e njëjta fytyrë e errët të krimit, e ftohtë, e organizuar dhe e pa mëshirë. Qëllimi ishte i qartë: të zhdukeshin mendjet më të ndritura, të dobësohej shtresa e mendimit dhe të pengohej e ardhmja e një kombi të emancipuar”, thotë ajo.
Sipas Gërvalles, Latif Berisha edhe sot e kësaj dite, mbetet një personalitet i pakapërcyeshëm, ndër mendjet më të ndritura të Kosovës. /Kosova.info/
