Gërvalla: Mbështetja për Ukrainën, kyçe për paqen dhe stabilitetin e Evropës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në panelin “Trajtim i Drejtë dhe Human” të Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën theksoi rëndësinë e përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për të ofruar mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Ajo kërkoi kthimin e fëmijëve të deportuar dhe lirimin e pengjeve të luftës.

“Ministrja Gërvalla bëri thirrje që mbështetja për Ukrainën të jetë e plotë duke shtuar se asnjë kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme sepse Rusia nuk do të ndalet pa u mposhtur plotësisht”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Konferenca në Montreal ka mbledhur ministra të jashtëm nga shumë vende të botës për të diskutuar dhe mbështetur paqen dhe trajtimin e drejtë të popullit të Ukrainës, përmes formulimit të një plani të qartë dhe të qëndrueshëm.

Go to TOP