Gërvalla e falënderon Kroacinë për mbështetjen, njofton se do të shkojë në Janjevë

Ministrja e Punëve të JAshtme e Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar në Prishtinë me homologun e saj kroat, Gordan Grlic Radman.

Në këtë takim prezent ishte edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ministrja Gërvalla e falënderoi publikisht Radmanin për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës.

“Mikun Gordan e falënderova për përkrahjen në disa fusha që Kroacia ia ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Kroacia vë në pah nevojën për njohjen e Kosovës si kontributin kryesor për paqe dhe stabilitetin”, tha ajo para gazetarëve.

Teksa u shpreh falënderuese për përkrahjen e jashtëzakonshme të zyrtarëve kroatë në çdo bisedë me ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës, Gërvalla njoftoi se do të shkojë në Janjevë.

Kjo pasi siç tregoi ajo, në këtë ditë shënohet 720 vjetori i regjistrimit të parë të diasporës së dikurshme kroate.

“Kjo vizitë e ministrit të Jashtëm të Kroacisë lidhet me një datë shumë të shënuar të Kroacisë që është 720 vjetori i regjistrimit të parë zyrtar të diasporës kroate dikur në Evropë. Kjo ka ndodhur në Janjevë. Së bashku do të shkojmë në Janejvë, ku bashkë me qytetarët e Kosovës dhe kroatët e Janjevës do ta festojmë këtë ditë aq të shënuar për ta dhe duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit me këtë komunitet”., u shpreh ajoi.

“Kemi dy komunitete, shqiptarët në Kroaci dhe kroatët e Janjevës, i shohim si ura bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe duke forcuar partneritetin tonë, forcojmë edhe rolin dhe mundësitë e këtyre dy komuniteteve përkatëse të vendeve tona”.

“E urova kolegun për hyrjen në zonën Schengen dhe EURO. E falënderova po ashtu, kolegun Gordan për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kroacia ka qenë një prej elementeve kyçe për sigurimi ne përkrahjes nga të gjitha shtetet anëtare. Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës, për anëtarësimin në BE-së, aplikimin që e kemi bërë vitin e kaluar që ka filluar të marrë formë”.

Go to TOP