Gazetari shpërthen ndaj shqiptarëve: Vijnë me rrobat e trupit dhe ngasin Lamborghini

Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë ende një tematika e “nxehtë” për të gjithë atje.

Një frymë disi “raciste” e ardhur së fundmi nga zyrtarët britanikë por edhe nga përfaqësues të mediave ka bërë që shqiptarët tashmë të cilësohen me epitete të ndryshme.

Një deklaratë e dhënë së fundmi nga komedianigazetari britanik, Mark Steyn, ka habitur jo pak mbarë opinionin publik. Ai ka folur ashpër për emigrantët shqiptar në një emision që ky i fundit moderon.

Gazetari i dedikoi mesazhin ndaj shqiptarëve me një monolog të gjatë, për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.

Revolta e tij lidhet me festimet e shqiptarëve në Britani për festat e nëntorit ku të gjithë emigrantët shqiptarë u mblodhën në Britani për të ndarë gëzimin e tyre duke mos iu bindur as urdhërave të policisë.

“Këta po ngisnin “Mercedes”, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me “Porche”, po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, të bësh në “Lamborgini”, makina që kushtojmë më shumë se 120 mijë euro”, shprehet ai.

Gazetari shpjegon në monologun e tij sesi policia Britanike përveçse ka dështuar në një sërë çështjesh të tjera po dështon edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si “Tiranën” e tyre të vogël.

“Dje teksa po udhëtoja teksa po kaloja në “Tiranën e re” të Metorpolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse na thanë: Sepse shqiptarët janë duke bërë driftet e tyre, në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë driftet me makinat e tyre.

Policët në Britani janë të paaftë të kontrollojnë rendin, të paaftë për të vënë rregull dhe tani e dimë që janë të paaftë edhe të kontrollojnë trafikun. Kush e kontrollon trafikun publik? Epo mbrëmë, shqiptarët e “komanduan” gjithë trafikun”, u shpreh gazetari.

Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’.

Ministrja e Brendshme, britanike, Suella Braverman pak kohë më parë i ka etiketuar shumicën e emigrantëve shqiptarë si ‘”kriminelë” gje e cila ka nxitur reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që Braverman t’u kërkonte ndjesë.

Go to TOP