Gazetari serb që protestoi dje kundër Vuçiqit, sot u arrestua në Beograd

Boshko Savkoviq, shkrimtar dhe gazetar, u arrestua sot në banesën e tij me dyshimin se mbante një pankartë me një kukull të “presidentit të varur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Siç tha vajza e Boshkos, Emilia, katër burra u shfaqën në derën e tyre pa asnjë urdhër arresti. Ajo thotë se nuk janë legjitimuar, raporton danas.rs.

Ai u ndalua për një intervistë informative në lidhje me kukullën që u shfaq në pankartën e tyre që mbanin në protestën e djeshme, “Serbia kundër dhunës”.

“15 veta u mblodhëm te monumenti (Sheshi Nikola Pashiq). Baneri ishte aty gjatë gjithë kohës dhe në foto shfaqej një kukull. Ne presim të shohim se çfarë do të ndodhë. Bëhet fjalë për një kukull që kryeministrja e Serbisë e publikoi në Twitter. Baneri është ende me ne, po e shikojmë. E panë inspektorët që erdhën. Por, ne nuk kemi lidhje me kukullën”, thotë Emilia.

Ajo përmend se babai i saj, Savkoviq, është themeluesi i gazetës satirike “Nasa krmaca”, simbol i luftës për lirinë e gazetarisë, e cila u rrah në rrugë nga njerëzit e Vuçiqit.

Sipas informacioneve të fundit jozyrtare, Savkoviq nesër do të dalë para prokurorit. Ai akuzohet se ka bërë thirrje për shkatërrim me dhunë të rendit kushtetues dhe sigurisë. Ai u ndalua për 48 orë. 

Go to TOP