Gashi për bllokimin e komisionit nga VV: Do të jetë njollë në të gjitha raportet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se qeveria e Albin Kurtit dhe partia që ai drejton vepruan në kundërshtim me Kushtetutën kur pamundësuan themelimin e një komisioni që do të hetonte subvencionimin e energjisë.

Gashi tha se një gjë e tillë do të mbetet “njollë për Kosovën” derisa u shpreh i bindur në formim të Komisionit.

“Sa ai përket kushtetueshmërisë, është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën veprimi i qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëse ata do të pamundësojnë formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar do të jetë problemi më i madh që e ka pasur Kosova këto vitet e fundit me demokracinë. Dhe po ju garantoj sonte këtu se do të jetë në të gjitha raportet për Kosovën dhe do të jetë njollë për Kosovën. Por jam i bindur se ai komision do të formohet. Nëse jo brenda një jave, brenda dy ose tre jave do të formohet”, tha Gashi.

“Ne do të kthehemi në Kuvend kur do të formohet komisioni”, tregoi Gashi duke folur për veprimet e LDK’së.

“Kthehemi në Kuvend, diskutojmë, debatojmë, nuk votojmë. Një platformë si Kuvendi i Republikës nuk mundemi me ja lënë në dorë Lëvizjes Vetëvendosje me sjellje të papërgjegjshme. E patë sot, i kaluan 10 ligje, pa debat, pa diskutim pa kurgjo hiq”, tha Gashi.

Go to TOP