Garë interesante në Prishtinë nga numërimi i afro 17% të votave

Garë interesante po zhvillohet në kuadër të numërimit të votave në Prishtinë.

Deri tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 16.47% të votave.

Nga ky numërim del se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka 42.11% të votave.

Ndërsa kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka mbledhur deri tani 31.50% të votave nga prishtinasit, transmeton lajmi.net.

Uran Ismaili ka 19.52%, ndërsa Daut Haradinaj 4.93%.

Go to TOP