Gani Geci takohet me Noizyn, i kërkon atij dhe reperëve të tjerë që të mos përdorin gjuhë urrejtje dhe fyese ndaj njëri-tjetrit

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, së fundmi është takuar me një sërë artistësh të njohur shqiptarë.

Ai këtë herë ka publikuar një fotografi krah reperit nga Shqipëria, Noizy, të cilit thotë se ia ka bërë një kërkesë.

I njëjti ka kërkuar nga reperët e tjerë e po ashtu edhe nga Noizy që të mos e kopjojnë politikën shqiptare, të mos përdorin gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Gecit (pa ndërhyrje):

“Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri.

Kërkesa ime e vazhdushme për secilin prej tyre ishte: “Mos e kopjoni politikën shqiptare”mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin

“Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë ,fjala e keqe sjellë fjalën e keqe ,dhuna sjellë dhunë”

Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona.

Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen.

Këto ishin kërkesat e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt.

Te gjthë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një”. 

Go to TOP