Gallant: Forcat izraelite do të zgjerojnë operacionin tokësor në zona të tjera
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se operacioni tokësor do të “zgjerohet në zona të tjera”.
“Khan Younis është bërë kryeqyteti i ri i terrorit. Ne nuk do të heqim dorë nga aksioni ynë atje derisa të arrijmë te zyrtarët e lartë të Hamasit”, tha ai gjatë turneut në kufirin e Gazës, sipas komenteve të publikuara nga zyra e tij.
Ndërsa thuhet se kur Gallant tha se “operacioni tokësor do të zgjerohet në zona të tjera”, e kishte fjalën për qendrën e Rripit ose qytetin më jugor të Rafahut, raporton Times of Israel.
