Fushë Kosovë, aksidentohet një veturë dhe një motoçikletë
Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë.
Në pamjet që janë dërguar në redaksinë e Front Online shihet të jenë përplasur një makinë dhe një motoçikletë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar. Front Online ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

