Fotot e Lionel Messit dhe Lamine Yamal janë të vërteta

Fotot u rishfaqën tani kur Yamal u bë lojtari më i ri ndonjëherë që shënoi në një Kampionat Evropian.

Ato janë bërë për një kalendar bamirësie në vitin 2007, atëherë kur 20-vjeçari Messi – i njohur tani si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave – u çiftua rastësisht me foshnjën Yamal.

Fotografitë u rikthyen nga babai i Yamal, i cili postoi në Instagram me mbishkrimin: “fillimi i dy legjendave”.

No description available. 

Seti fotografik u zhvillua në Camp Nou të Barcelonës në vjeshtën e vitit 2007, kur Yamal ishte vetëm disa muajsh.

Lojtarët e Barcelonës pozuan me fëmijët dhe familjet e tyre, si pjesë e një organizimi vjetor bamirësie nga një gazetë lokale dhe UNICEF.

Joan Monfort, i cili mbikëqyri sesionet fotografike, tha se ndodhi që Messi rastësisht u kombinua me familjen e Yamal. Nëna e Yamal është pranë Messit dhe foshnjës në një nga fotot.

No description available.
Go to TOP