Protesta në Iran e Rusi, skena nga lufta në Ukrainë e përmbytjet në Pakistan janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, të cilat kanë ndodhur në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografitë më të veçanta.
1Oficerët e policisë ruse duke arrestuar burra gjatë një tubimi në Moskë pasi aktivistët e opozitës bënë thirrje për protesta në rrugë kundër mobilizimit të rezervistëve të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, më 21 shtator.2Përforcuesi i raketës Soyuz-2.1a me anijen kozmike Soyuz MS-22 që transporton një ekuipazh të ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës shpërthen në Kozmodromin Baikonur të marrë me qira nga Rusia, në Kazakistan, më 21 shtator.3Fëmijë afganë duke punuar në një fabrikë tullash në periferi të Kabulit.4Gra iraniane duke mbajtur flamurin kombëtar gjatë një tubimi të thirrur nga shteti në Teheran më 23 shtator, me qëllim që t’u kundërpërgjigjen protestave antiqeveritare që po mbahen qe disa javë.5Një makinë e shkatërruar dhe e braktisur shtihet në një fushë me bimë luledielli të thata në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.6Një billbord reklamon kontrata me ushtrinë ruse në Shën Petersburg, me imazhin e një ushtaraku dhe sloganin: “T’i shërbesh Rusisë është një punë e vërtetë”.7Një grua duke mbledhur copa dërrasash për dru zjarri nga një shkollë e shkatërruar në qytetin ukrainas të Izjumit, ku ishin vendosur forcat pushtuese ruse. Qyteti u rimor së fundi nga trupat ukrainase.8Një ushtar kirgiz duke patrulluar pranë një xhamie të dëmtuar në fshatin Maksat pranë kufirit me Taxhikistanin.9Kozmonautët rusë, Sergei Prokopyev (djathtas) dhe Dmitry Petelin (në mes), me astronautin e NASA-s, Frank Rubio, duke përshëndetur me duar nga brenda një autobusi para se të hipnin në anijen kozmike Soyuz MS-22 për misionin e tyre në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.10Djemtë duke ngarë skuterë pranë një statuje të kozmonautit sovjetik, Yuri Gagarin, njeriu i parë që shkoi në hapësirë, në qytetin Baikonur.11Një grua pakistaneze e prekur nga përmbytjet, duke qëndruar me fëmijët e saj brenda një tende të përkohshme në një kamp të improvizuar në Sohbatpur në rrethin Xhafarabad të provincës Baluçistan.12Një ushtar ukrainas duke shikuar nga një automjet luftarak Bradley pranë qytetit të Izjumit, i çliruar së fundmi nga ushtarët ukrainas, në rajonin e Harkivit.13Zhvarrosja e trupave nga varret e paidentifikuara në Izjum. Trupat ukrainase zbulojnë varreza masive në zonat që sapo kanë rimarrë nga Rusia.14Një luftëtar taliban duke bërë inspektime sigurie më 19 shtator në sallën ceremoniale në Hotelin Intercontinental në Kabul, në pritje të njoftimit për lirimin nga burgu amerikan të Bashir Noorzait, një bos famëkeq droge që shkëmbehet me kontraktorin e rrëmbyer amerikan, Mark Frerichs.15Një mjeke kirgize duke ekzaminuar një fëmijë refugjat në një kamp të përkohshëm, më 19 shtator, në fshatin Kyzyl-Bel, në juglindje të Bishkekut. Për shkak të konfliktit kufitar me Taxhikistanin, banorët kanë ikur nga ajo pjes.16Një demonstrues në Teheran i bashkohet valës së zemërimit mbarëkombëtar që është manifestuar në rrugët e Iranit pas vdekjes në paraburgim të një gruaje kurde, Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia morale e Republikës Islamike.17Një mural i ish-shefit ushtarak serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, është ngjvandalizuar me bojë në Beograd.18Disa burrat duke pastruar mbeturinat nga një ndërtesë e shkatërruar nga granatimet e fundit në qytetin Kadiyivka në rajonin Luhansk të Ukrainës.19Një ushtar ukrainas duke punuar në një obus vetëlëvizës 2S3 Akatsiya, në rajonin e Mikolajivit.20Banorë t zhvendosur brenda vendit mblidhen për të marrë ushqim falas pranë kampit të tyre të improvizuar në provincën Sindh të Pakistanit të goditur nga përmbytjet.