Fotografi thotë se më me qejf i fotografon lopët sesa njerëzit

Jeremy Piloquet, një fotograf francez, ka thënë se nuk i pëlqen të fotografojë njerëz. Lopët, thotë ai, do të jenë gjithmonë më të ndershme për fotografi.

“Kur fillova tre vjet më parë, provova të fotografojë rrugët, por doja edhe të fotografoja hijet, skicat e tyre nga pas – ose, edhe më mirë, kur nuk kishte njeri përreth. Me mediat sociale dhe kulturën e selfieve, njerëzit gjithmonë përpiqen të fotografohen me buzëqeshjen e tyre më të mirë, veten e tyre më të mirë, nuk më pëlqen kjo. Kafshët nuk përpiqen të duken ndryshe – ato dalin ashtu siç janë”, tha fotografi Piloquet.

Piloquet e bëri këtë fotografi të tufës së lopëve kur po kthehej për në shtëpi. Ai qëndroi në anën e tij të gardhit, nxori disa bar dhe i joshi me fjalë inkurajuese: “Hajde. Koha për të ngrënë|.

“Isha duke kryer punë, kështu që nuk kisha kamerën time të duhur me vete, por telefoni im e bën punën mjaft mirë”

Pasi u kthye në shtëpi, rreth një orë nga qyteti bregdetar i Les Sables-d’Olonne në bregun perëndimor të Francës, ai aplikoi një filtër bardh e zi duke përdorur aplikacionin Snapseed, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Retë ishin të ulëta dhe të rënda, dhe filtri i theksonte ato dhe shprehjet e lopëve. Qielli blu thjesht nuk do të kishte lënë të njëjtën përshtypje. Këtu ka dramë”, tha ai për fotografinë e popullarizuar.

Go to TOP