FOTO/ Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve reagon pas vrasjes së një ujku në Kosovë

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka reaguar pasi që janë postuar foto dhe video të vrasjes një një ujku.

Organizata thotë se një person i dyshuar ka postuar foto dhe video të vrasjes së një ujku nga disa qenë gjuetarë.

Ata pretendojnë se kafshë ishte zënë në prit nga një gjuetar.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve madje pretendon se në videon e publikuar gjuetari ujkonjës ja ka robëruar edhe këlyshët.

“Për më tepër, personi i njëjtë poston edhe video të tjera, ku shihen ujqit e vegjël të ndarë nga e ëma, dhe duke u mbajtur në robëri. Sipas ligjeve në fuqi, është e ndaluar që të abuzohen kafshët gjatë gjuetisë dhe po ashtu është e ndalueshme që të vegjlit e kafshëve të egra të kapen apo të mbahen pa leje speciale nga organet kompetente”

“Mungesa e kontrollit të gjuetisë (qoftë ligjore apo jashtëligjore) përbën rrezik për ekosistemin dhe kafshët e egra në vendin tonë, duke rrezikuar edhe zhdukjen e specieve të rralla të kafshëve pasi që nuk ekziston asnjë raport i detajuar mbi numrin e kafshëve dhe llojet e tyre dhe menaxhimin e tyre. Planet menaxhuese të vend-gjutetive janë plane në interes të gjuetarëve për kulitivimin e kafshëve të egra që pastaj ato të vriten nga ta”, thuhet mes tjerash në reagim./Telegrafi/

Go to TOP