Forumi Intelektual kritikon qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mungesën e respektit ndaj shqiptarëve

Forumi Intelektual ka ngritur shqetësime të reja lidhur me trajtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke e cilësuar respektin ndaj tyre si një “hije e zbrazët” që zhduket përballë kërkesës për barazi gjuhësore.

Sipas Forumit, qeveria e re përdor një fasadë të respektit ndaj shqiptarëve, por në realitet mungon dëshira dhe vullneti për t’i pranuar dhe trajtuar ata si të barabartë.

“Kritikët e qeverisë thonë se në vend të ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe integrimit, ajo vazhdon të injorojë të drejtat e tyre dhe të shtypë identitetin gjuhësor e kombëtar”, thuhet në reagimin e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP