Formula 1, Ferrari triumfon në “Albert Park”

Ferrari ka arritur që të përfitojë në maksimum nga një problem në veturën e Fershtapen duke realizuar një dopietë të rëndësishme në Çmimin e Madh të Australisë.

Gara e kampionit të botës në fuqi zgjati vetëm pesë xhiro pasi frena e rrotës së majtë mori flakë duke e detyruar që të tërhiqet (për herë të fundit Feshtapen kishte bërë diçka të tillë po në Melburn në 2022-in).

Këtë problem të RB-14 e shfrytëzuan mjaft mirë pilotët e Ferrari-t. Sainz, i cili vetëm pak ditë më parë hoqi apandesitin, arriti të kalonte i pari finishin ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës Lwclerk.

Kjo fitore ishte e treta në karrierë për Sainz ndërsa për shtëpinë automobilistike italiane bëhet fjalë për triumfin e 244-rt. Në Melburn Ferrari kishte plot 20 vite që nuk “skuqte” podin duke marrë vendin e parë dhe të dytë.

Çmimi i Madh i Australisë (Top 10)

1.Carlos Sainz (Ferrari)

2.Charles Leclerc (Ferrari)

3.Lando Norris (McLaren)

4.Oscar Piastri (McLaren)

5.Sergio Perez (Red Bull)

6.Fernando Alonso (Aston Martin)

7.Lance Stroll (Aston Martin)

8.Yuki Tsunoda (RB)

9.Nico Hulkenberg (Haas)

10.Kevin Magnussen (Haas)  

Go to TOP