Formimi i Ushtrisë së Kosovës/ Musliu: Ishte ditë historike

Sot tre vjet më parë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit morën një vendim e vlefshme sa shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se me këtë datë të vitit 2018 Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Postimi në Facebook:

Tri vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ishte kjo një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

Go to TOP