Forcat ruse hyjnë në Çernobil, luftimet e shkatërrojnë impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore

Forcat ruse kanë hyrë në Çernobil dhe luftimet kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore sipas në këshilltari të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, shkruan Mirror.uk.

“Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thotë se forcat ruse janë futur në Çernobil dhe luftimet atje kanë shkatërruar impiantin për mbajtjen e mbetjeve bërthamore”, ka shkruar raporteri i NBC Richard Engel në Twitter.

Aksidenti i reaktorit bërthamor në qytetin e Çernobil në Ukrainë kishte ndodhur në vitin 1986 dhe konsiderohet katastrofa më e keqe bërthamore në histori.

Go to TOP