Forcat RENEA dhunojnë gazetarin në Shkodër

Gjatë operacionin në Shkodër, forcat speciale RENEA janë përplasur me gazetarin e njohur, Simon Shkreli, teksa ky i fundit ishte në krye të detyrës duke filmuar aksionin.

“Jam gazetar, jam në punë, ja ku e kam “badgen”. Këto fjalë nuk kanë mjaftuar për “trup mëdhenjtë” e RENEA-s të cilët duke dhunuar gazetarin i kanë marrë edhe “badgen” identifikues si punonjës në media. Si për ironi të fatit kjo situatë është shikuar edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës Hamdi Fjora dhe shefi i Komisariatit Paulin Çupi. Këta dy të fundit kanë pasur një komunikim të shkurtër me gazetarin dhe e kanë njohur, por pavarësisht kësaj trupat e RENEA-s nuk kanë nguruar të ushtrojnë dhunë ndaj tij, sapo ai ka shkëmbyer disa fjalë me drejtuesit e policisë në Shkodër.

Rrëfimi i gazetarit Simon Shkreli:

“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora  dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja. Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”


Go to TOP