Fluks i madh automjetesh në hyrje-dalje të kufirit Kosovë-Shqipëri

Dogana e Morinës ka pasur një fluks të madh automjetesh si në hyrje ashtu edhe në dalje gjatë kësaj të diele.

Më së shumti në sy ka rënë se qindra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur që të kalojë fundjavën në Kosovë.

Ndërkohë nga ana tjetër shqiptarët e Kosovës, kanë preferuar që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Lehtësimi i masave dhe rënia e infektimeve me COVID-19 po i jep frymëmarrje sektorit të turizmit në Shëngjin.

Shqiptarët e Kosovës mbeten pushuesit besnikë të Shëngjinit për shkak të balancës mes çmimit e shërbimeve por edhe afërsisë.

“Prej 25 vitesh vi këtu.”, shprehet një pushues.

“Deti, plazhi, mikpritja, gjithçka është në nivel”, shprehet një tjetër pushues

“Janë 250 km, për dy orë e gjysmë jam këtu”, deklaron një tjetër turist nga Kosova.

Prej 1 qershorit kur sezoni nisi zyrtarisht, numri i pushuesve në Shëngjin po njeh vetëm rritje.

Operatorët turistik thonë se referuar pronotimeve, pritshmëritë për këtë vit janë mjaft pozitive.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës UNUM mbajtur në fillim të qershorit solli në Shëngjin mijëra turistë të huaj, duke shërbyer si nisje e mirë e këtij sezoni veror.

Go to TOP