Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Flet polici Anton Cena që doli i pari në garat në Spanjë 

Pjesëtar i Policisë së Kosovës, Anton Cena, u shpall kampion i Evropës për herë të katërt sot, në Lojërat IX-ta Evropian për Policë dhe Zjarrfikës.

Në lidhje më këtë ka folur Cena, i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ku ka thënë se është munduar që ta promovojë Kosovën në Spanjë, vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të tij.

“Unë u nisa për Spanjë, e kam ditur se do të ballafaqohem me sfida të ndryshme, kam arritur në njërin nga pesë shtetet që nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur,. Me arritjen në Spanjë në akreditm kërkuan nga unë që ta kem pasaportën e Kosovës dhe hyrjen zyrtare në shtet, unë ju tregova që në shtetin e Sp[anjës kam hyrë me pasaportën belge”, u shpreh Cena.

“Jam jashtëzakonisht i njohur këtu se ka prej vitit 2000 që jam kampion në Evropë dhe kampion bote në këto gara, jam jashtëzakonisht i mirëseardhur për të gjithë këtu”.

“Pas ceremonisë, kanë ardhur spanjollët me fotografi me flamurin e Spanjës dhe policisë së Kosovës, nga miqësia që ekziston aty. Jam i lumtur që spanjollët erdhën dhe më përgëzuan dhe më kërkuan ndjesë për problemin që pata në akreditim”.

Go to TOP