Flet mërgimtari që ishte në autobusin e aksidentuar në Serbi: Kemi qenë në gjumë, kishte edhe fëmijë

Njëri prej udhëtarëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili u aksidentua në Krushevc të Serbisë, tha se deri te aksidenti erdhi pasi rruga nuk ka qenë fare e pastruar nga autoritetet serbe.

Sipas tij ngasësi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

Udhëtari tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejt në intervenim dhe se gjithçka ka qenë normale.

Go to TOP