Flamuri nuk griset, mbrohet me gjak e nder!
LETËR E HAPUR DREJTUAR POLITIKANËVE TË KOMBIT SHQIPTAR ANË E KEND TROJEVE TONA
Një akt i shëmtuar, ditë më parë, siç ishte grisja e flamurit kombëtar shqiptar, nuk është thjesht një “shaka e të miturve”, por një fyerje ndaj historisë, gjakut dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve që ranë për të.
Flamuri kuq e zi është identiteti ynë shekullor- kombëtar. Ai nuk është një lodër për zbukurim, por simbol i gjuhës, i tokës, i kombit dhe i bashkimit kombëtar. Në të gjithë Dardaninë e në mbarë trojet shqiptare, ky flamur është valëvitur në ballë të luftës për liri. Dhe asnjë justifikim nuk mjafton për ta fyer apo për ta grisur. Ky akt kërkon ndëshkim ligjor, e jo heshtje. Ata që e kryen, pavarësisht moshës, duhet të përgjigjen përpara ligjit, ashtu edhe familjet që kanë dështuar t’i edukojnë me ndjenjë kombëtare.
Nuk më hyn në kokë si mund të quhen “të mitur” kur ngasin makina e lëvizin të lirë, por s’kanë dijeni ç’është flamuri, kombi, apo gjuha! Ata duhet të riedukohen në mënyrë të rreptë, në institucione që mësojnë çfarë do të thotë të jesh shqiptar.
Po ashtu, dua t’u përgjigjem atyre që thonë se në shkolla nuk mësohet për flamurin: jo, nuk është e vërtetë! Në çdo 28 Nëntor, në çerdhe e shkolla të Kosovës, festa gëzime valëvitet flamuri kuq e zi. Fëmijët tanë mësojnë për Ismail Qemalin, për UÇK-në, për Adem Jasharin etj. dhe për nderin e gjakut tonë.
Në luftën e fundit nuk luftuam për flamur me yje, e me ngjyra blu e verdhë, por për flamurin kuq e zi, për gjuhën shqipe dhe për bashkimin kombëtar.
Kjo ishte dhe mbetet motoja jonë.
Nuk dua që për shkak të dy rrugaçëve, të njolloset krenaria jonë dhe të fusim përçarje mes Dardanisë dhe Shqipërisë, e në mese shqiptarëve ne përgjithësi. Sepse ne jemi një komb, kemi një gjak, një gjuhë e një flamur dhe pikë .
Ky veprim nuk është bërë rastësisht. Është bërë për të futur përçarje, për të testuar sa e fortë është lidhja jonë. Por lidhja jonë nuk thyhet nga provokimet e dorës se zgjatur te dashakeqëve që t’na përçajnë. Por nuk do arrin qëllimin as edhe njëherë, sepse jemi te vetëdijshëm se si mbrohen vlerat e kombit .
Unë si poete, nuk u durova pa dënuar këtë akt të shëmtuar që ka ndodhur këto ditë.
I bëj thirrje të gjithë intelektualëve të ndershëm që të mos heshtin.
Të shkruajnë, të flasin, të ngrenë zërin për çështjen e kombit tonë, mos t’i fusin veshët në lesh sikurse shumë politikanë, sepse poetet, shkrimtaret njohin vetëm kombin.
Andaj duhet reflektojmë pozitivisht për të mirën e kombit tonë, të gjithë.
Po ashtu kërkoj që të hapet diskutim serioz dhe të shikohet seriozisht edhe për martesat e vajza shqiptare me serbë.
Kush po mundohet te njollos, gjakun e kombin tonë?
Kjo është një plagë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Sepse gjaku i shqiptarit nuk ka lezet të përzihet me të shkaut!
RROFTË BASHKIMI KOMBËTAR!
RROFTË FLAMURI YNË KUQ E ZI!
RROFTË GJUHA JONË SHQIPE!
Nga: Profe. Poete, gazetare, Udhëheqëse e Kategorive të Luftës UÇK-të, në Komunën e Pejës, motër Dëshmori -Themeluese e Shoqatës së familjeve të Dëshmoreve për Kosovë- Kumrie Avdyl Shala- Graboc- Pejë
