Fjolla Morina dhe Fisnik Syla të ndarë?

Fjolla Morina duket se dhe pas daljes së saj nga burgu vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë për jetën e saj personale.

Së fundmi ajo  që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është mungesa e accountit të saj në Instagram.

Llogaria e saj zyrtare në këtë rrjet sociale nuk ekziston më dhe nuk dihet arsyeja e një vendimi të tilla nga ana e Morinës.

Gjithashtu duke i hedhur një vështrim profilit të “Instagram”-it të bashkëshortit të këngëtares, Fisnik Syla, u vu re se ai ka fshirë të gjitha fotot dhe video që kishte ndarë me ndjekësit.

Madje Fisniku nuk ndiqte më në “Instagram” as vajzën e madhe të partneres së tij.

Këto veprime kanë bërë që ndjekësit e tyre të dyshojnë se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre të shumë komentuar.

Kujtojmë se Fjolla dhe biznesmeni kanë pak muaj të martuar.

Ata bënë një ceremoni shumë private në Maldive, teksa këngëtarja ishte në arratisje dhe e shpallur në kërkim nga policia shqiptare.

Image
Go to TOP