Fjalët prekëse të ish-nxënësit të mësueses së vrarë

Një ngjarje tragjike ku një mësuese 63 vjeçare dyshohet se u vra mizorisht me sëpatë nga burri i saj tronditi sot Prishtinës.

E moshuara ishte mësuese e Gjeografisë në shkollën “Dardania” në Prishtinë, derisa pas vrasjes tragjike ka reaguar edhe një nga ish nxënësit e tij.
Ai është shprehur i tronditur me rastin duke thënë se mirësia dhe butësia ishin virtytet e mësueses Sadije që u mësoi nxënësve të saj.

Andi Belegu, njëri nga ish nxënësit e mësueses ka shprehur ngushëllimet për fëmijët dhe familjen e saj duke thënë se dashuria e Sadije Miftarit do të mbeten ta pashlyera në kujtesën e nxënësve.

“Jam i trishtuar dhe thellësisht i mërzitur nga lajmi për ndarjen nga jeta të arsimtares sonë të dashur Sadije Miftari-Godeni. Mirësia dhe butësia e saj janë virtytet që na kanë rritur e edukuar. Buzëqeshja dhe dashuria e saj do të mbeten të pashlyera në kujtimin tonë për të. I shpreh ngushëllime dy fëmijëve të saj, familjes, shoqërisë, kolegëve dhe të gjithë nxënësve që patën fatin të njohin një njeri si arsimtarja jonë që u shua mizorisht. Prehu në paqe!”, shkruan Belegu.

Kutjojmë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Izet Godeni dyshohet se vrau me sëpatë gruan e tij, e nga prokuroria kanë njoftuar se nga vendi i ngjarjes kanë sekuestruar armën.

Go to TOP