Fitore Pacolli sikurse të mos kishte ndodhur asgjë: Llogaridhënie e përgjegjësi ndaj qytetarëve

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është munduar të mjegullojë situatën pasi dolën në publik shpenzimet enorme për naftë të deputetëve të kësaj partie.

Ajo ka ripublikuar vendimin e partisë së saj për të hequr dorë nga tani e tutje nga kompensimi.

Por ka pretenduar se kjo është “llogaridhënie” dhe “përgjegjësi” ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

Llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës!.

Go to TOP