Filmi “Last Exit” po i vazhdon xhirimet në Zvicër

Projekti filmik i metrazhit të gjatë artistik “Last Exit” me skenarë dhe regji të Bekim Gurit e me producent Mumin Jashari, po i vazhdon xhirimet edhe në Zvicër.

“Pas përfundimit të xhirimeve në Kosovë po vazhdon xhirimet edhe në Bazel e Gjenevë ku një pjesë e ekipit të filmit ka filluar të realizoj skenat e filmit sipas skenarit me aktorët: Bajrush Mjaku, Teuta Ajdini Jegeni, Agron Shala, Fjolla Muhaxheri, Gabriella Scharnitzky, Kasem Hoxha, Arjeton Osmani, Veton Gashi, Avni Dalipi e Aurita Agushi, Edon Rizvanolli e Labinot Lajçi, Albulena Bokshi etj”, thuhet në njoftim.

Xhirimet në Zvicër do të vazhdojnë deri më 31 mars, thotë Jashari.

Deri tani gjithçka, sipas tij, ka shkuar mirë dhe ka vazhduar sipas planifikimit pa ndonjë ndryshim që nga dita e parë e xhirimeve.

“Xhirimet na u lehtësuan nga mbështetja e shumë institucioneve dhe dashamirëve të filmit duke na mundësuar që të bëjmë xhirimet nëpër shume hapësira”, thonë producenti Jashari.

Sipas skenarit, fillimi e ka zanafillën në Kosovës, nga lufta e fundit dhe më pastaj ngjarja zhvillohet dhe shtetin helvetik.

“Pas gjetjes së eshtrave të djalit të tyre binjak Dritonit, i zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, djali tjetër binjak i Fitimes dhe Fatmirit, Agroni pëson aksident trafiku në Zvicër. Me të marrë lajmin për gjetjen e eshtrave te vëllait te zhdukur Ai i aksidenton për vdekje dy persona në zebra për këmbësore! Agroni dënohet me 8 vjet burg! Prindërit në moshe të shtyrë (70 vjeç) nuk besojnë se do të jetojnë aq gjatë sa për ta takuar edhe njëherë Agronin! Ata provojnë dy herë të marrin viza për Zvicër por iu refuzohen. Tentohet edhe ne forme ilegale por prapë dështojnë dhe kapen nga policia ne Hungari, atyre u ndalohet hyrja ne zonën Shengen për 5 vjet. Pas shumë përpjekjeve të dështuara ata zgjedhin “vdekjen” ose “Assisted Suicide” si mundësinë e vetme për ta takuar djalin e tyre në burg në Gjenevë të Zvicrës”. Ky është skenari i filmit.

Kujtojmë se ky film është prodhim i shtëpisë filmike “Media Film Production” nga Prishtina është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe me mbështetje të Drejtorisë për Kulture e Komunës së Prishtinës dhe me sponsorim të disa subjekteve afariste.

Go to TOP