Fillon zbatimi i Kodit të ri doganor, lehtësohet importi dhe eksporti

Ka hyrë në fuqi Kodi i ri doganor.

Njoftimi u bë nga Dogana e Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se ky kod i përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit të sistemit doganor dhe të akcizës në vendin tonë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset.

“Ky kod i përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit të sistemit doganor dhe të akcizës në vendin tonë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset. Kodi i Ri i Doganave dhe Akcizës përmban një sërë përmirësimesh dhe ndryshimesh që do të kenë një ndikim pozitiv në operacionet doganore dhe proceset e akcizës”, thuhet në njoftim.

Disa nga pikat kryesore të këtij kodi përfshijnë:a) Kodi i ri synon të thjeshtojë procedurat doganore dhe të lehtësojë procesin e importit dhe eksportit të mallrave; b) do të ndihmojë në reduktimin e kohës dhe kostove për bizneset) Implementimi i teknologjive të reja do të përmirësojë menaxhimin dhe monitorimin e mallrave, duke rritur sigurinë dhe transparencën në proceset doganore; c) të reja janë parashikuar për të përmirësuar kontrollin dhe d) monitorimin e mallrave, duke ndihmuar në parandalimin e kontrabandës dhe të tjera ilegale.

Kodi i ri është në përputhje me praktikat dhe standardet ndërkombëtare, duke e bërë sistemin tonë doganor më konkurrues dhe të përshtatshëm për tregtinë globale.

Dogana është e përkushtuar të ofrojmë një shërbim më të mirë për qytetarët dhe bizneset tona, dhe besojmë se këto ndryshime do të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.

Go to TOP