Fillon asgjësimi i 35 tonë peshk sipas vendimit të Gjykatës Komerciale

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka nisur sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.

Ky veprim bëhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare të cilësisë.

Asgjësimi realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680. /Kosova.info/


Go to TOP