Filloi ndërtimi i shtëpive të reja për dy familje në Plemetin
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, me vendosjen simbolike të gurthemelit në Plemetin shënoi fillimin e ndërtimit të shtëpive të reja për dy familjet, të cilat kanë pritur gjatë që standardi i tyre i jetesës të përmirësohet.
Familjet Gashi dhe Mustafa, anëtarët e të cilëve vitet e kaluara kanë jetuar në kushte shumë të vështira, do të marrin shtëpi të reja.
Isa Gashi dhe familja e tij kanë 15 vite që jetojnë si qiramarrës dhe shtëpia e re do t’i japë fund problemeve të tij me lëvizje të shpeshta dhe vështirësi financiare.
“Gjithmonë kam jetuar me qira, deri në vitin 1999 kam qenë në Maqedoni, na kanë premtuar se kush do të kthehet vullnetarisht në Kosovë do të na ndërtojë shtëpi, unë jam kthyer për këtë dhe nuk na kanë ndërtuar shtëpi, deri më tani ka pesëmbëdhjetë. vite e ndoshta edhe më shumë, kur kam ardhur në Plemetin, gjithmonë na kanë thënë se do të jetë viti i ardhshëm, ai na ka ardhur të na takojë dhe na ka ndihmuar me qiranë”, tha ai,
Kurse Erxhan Mustafa dhe familja e tij gjashtë anëtarësh jetojnë në kushte çnjerëzore. Një shtëpi e re do të thotë një jetë e re për ta.
“Kam jetuar kudo, kam paguar qiranë, derisa e kam marrë këtë kontejner. Pas kësaj kam ndërtuar një kasolle prej druri për shkak të nxehtësisë së madhe. Ky është një fillim i ri, një jetë e re, kushte më të mira dhe e gjitha kjo falë Rashiq dhe Ministria është një ndihmë e madhe dhe mirënjohje e pafund”, tha Mustafa.
Familjet do të vendosen në shtëpitë e reja më së voni për dy muaj, tha ministri Nenad Rashiq, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti.
“Ju vetë e dini që javët e fundit ne kemi intensifikuar punën tonë sa më shumë që të realizojmë të gjitha planet tona. Plani ynë është që këtë vit të përfundojmë rreth 23 shtëpi, plus njëzet që duhet të jenë së bashku me IOM. Prandaj, vazhdimi i ritmit të ndërtimit, që besoj se do të respektohet, e shoh që edhe operatori është mjaft i përkushtuar dhe është i gatshëm edhe gjatë fundjavës, vetëm që këtë ta bëjmë edhe sot”, ka theksuar ministri Rashiq.
Ministri Rashiq para disa ditësh vendosi gurthemelin për ndërtimin e shtatë shtëpive të reja në komunën e Graçanicës, raporton RTK2.