Sylvinho: Gjeorgjia rivale e fortë

Kombëtarja e Shqipërisë nesër mbrëma do të përballet me Gjeorgjinë, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Trajneri i kuqezinjve braziliani Sylvinho, një ditë para duelit me gjeorgjianët, në konferencën për media e vlerësoi në maksimumin Gjeorgjinë.

“Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”, ka thënë Sylvinho.

“Sa i përket ndeshjes së mëparshme, mund të bësh 5 zëvendësime apo 2. Unë e pashë që ekipi ishte mirë në fushë, erdhi momenti për të bërë dy zëvendësimet. Hoxha është i fortë, me forcë fizike, edhe Berisha se Laçi ishte vërtetë i lodhur. Për nesër nuk e dimë ende, e vërtetë që nga një ndeshje në tjetrën ka pak kohë. Sot është praktikisht stërvitja e parë, duhet shohim si janë lojtarët sot dhe nesër. Nesër në drekë vendosim me stafin dhe lojtarët”, tha ai.

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji luhet në ‘Air Albania’ dhe fillon në orën 20:45.

Go to TOP