FHK-ja konfirmohet në Kategorinë A

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të mbetet ndër federatat sportive kryesore në vend duke u konfirmuar sërish në Kategorinë A sipas kategorizimit zyrtar të publikuar për vitin 2026.

Kategorizimi i federatave sportive është bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila rezultatet për këtë vit i ka publikuar të premten. FHK-ja renditet e katërta në Kategorinë A me 87.8 pikë duke shënuar ngritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kishte 86.8 pikë, po ashtu në elitën e sportit kosovar.

Ky vlerësim konfirmon punën e vazhdueshme, organizimin dhe sukseset e arritura në garat vendore dhe ndërkombëtare. Nga Federata theksohet se qëndrimi në Kategorinë A është jo vetëm vlerësim për punën e deritanishme, por edhe përgjegjësi për të vazhduar me angazhim maksimal, me synim ngritjen e mëtejme të hendbollit në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP