Feronikeli në Superligë, Lladrovci: Jeni krenaria jonë!
Me rastin e kalimit në Superligë të Feronikelit, ka reaguar kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci duke cekur se Feronikeli është krenaria e Komunës.
Postimi i tij
Klubi ynë i zemrës, “Feronikeli ’74”, rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës, duke na bërë krenar me lojën dhe përkushtimin gjatë një sezoni me sfida.
Drenasi është komunë e sportit dhe sportistëve, Feronikeli është krenaria jonë. Përgëzime trajner Begolli, futbollistë, staf teknik dhe donatorë besnik. Urime e gëzuar tifozë dhe futbolldashës të klubit tonë të zemrës! /Kosova.info/
