Fero anulon albumin, deklaron se nuk do të këndojë më në gjuhën shqipe

Reperi i njohur, Fero, ka befasuar fansat me një deklaratë të fundit në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit, Fero ka bërë të ditur se ka anuluar realizmin e albumit të ri, ndërsa kënga “Bella” do të jetë projekti i fundit i tij në gjuhën shqipe.

“Anulohet albumi. Bella muzika e fundit e Feros në gjuhën shqipe. Shimi nimi të gjithë”, ka njoftuar reperi.

Foto: Fero/InstaStory

Feronit Shabani (emri i vërtetë), nuk ka bërë të ditur arsyen pas këtij vendimi, por mbete të shihet se si do të veproj në ditët në vazhdim.

Kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Mossin “Fvck you”, që u lansua vetëm në versionin audio.

Foto: Fero/Instagram

Kujtojmë që Fero është i martuar me modelen e njohur, Arbenita Ismajli me të cilën ka një vajzë

Go to TOP