Ferizaj, grabitje e armatosur në një dyqan
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një dyqan në Ferizaj, ku dy të dyshuar, nën kërcënim të armës, kanë grabitur nga arka rreth 1000 euro.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie bën të ditur se rastin e ka treguar punonjësja e marketit, derisa dy të dyshuarit, pas grabitjes kanë ikur në një drejtim të panjohur.
“Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000)€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
