Ferizaj: Arrestohet një grua për shantazh, gënjeu për sulm seksual
Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se i kishte kërkuar para në formë të shantazhit një burri.
Sipas policisë, pas raportimit se e njëjta është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku më pas është dëshmuar se e dyshuara i kishte kërkuar para të dyshuarit në formë shantazhi.
“Në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’”, thuhet në raportin 24 orësh.
Më tej, policia bëri të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.