Federata e Shahut e kujton Mustafë Ibrahimin përmes turneut memorial të shahut

Federata e Shahut e Kosovës do të nderojë ish-shahistin Mustafë Ibrahimi përmes turneut memorial që do të zhvillohet më 28 tetor, duke filluar nga ora 17:00.

Ky është edicioni i 12-të i turneut “Mustafë Ibrahimi”, ku do të marrin pjesë 46 shahistë. Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, duke u zhvilluar sipas sistemit zviceran me 11 xhiro, me kohëzgjatje prej 3 minuta + 2 sekonda për secilin lojtar.

Përveç garës, do të ndahen shpërblime për pesë vendet e para, duke e bërë këtë ngjarje një mundësi të veçantë për të kujtuar dhe nderuar Mustafë Ibrahimin.

Go to TOP